Zbulohet rruga që bëri i dyshuari për vrasjen e dyfishtë

Spasovski në konferencën e jashtëzakonshme, pas arrestimit të të dyshuarit për vrasje të dyfishtë, shpalosi edhe rutën e Palçovskit, i cili fillimisht ka qëndruar në Serbi, më pas në Bullgari dhe së fundi ku edhe u arrestua në Turqi, shkruan Alsat.

Marketing

“Personi nga Shkupi me përcjellje të avokatit të tij me veturën Shkoda Super B është dërguar në Serbi, atje është vendosur në një hotel, nga atje, ditën tjetër e ka marrë një person tjetër nga Shkupi me një veturë furiostradë, më pas kanë hyrë në Bullgari dhe nëpërmjet territorit të Bullgarisë ka hyrë në Turqi në qytetin Balikesir. Shërbimet tona bien në kontakt direkt jo vetëm me policinë por edhe më një burim të tyre i cili për një kohë të shkurtër ka njoftuar se personi gjendet në Balikesir dhe se planifikon që të niset për në Stamboll dhe se bëhet gati që me taksi të shkojë për në Stamboll dhe sot pasdite nga ana e kolegëve të policisë turke është arrestuar derisa ka ecur në këmbë në një nga autostradat në Balikesir”, tha Spasovski.

Marketing