Zelensky paralajmëron krizë globale të ushqimit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi sot se duhet të ketë “masa të menjëhershme” për të zhbllokuar portet ukrainase për të mundësuar eksportet e grurit.

Marketing

“Është e rëndësishme të parandalohet një krizë ushqimore në botë e shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë. Duhet të merren masa të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit”, ka shkruar Zelensky në Telegram pas diskutimeve me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, i cili ka vizituar portin ukrainas të Odesës.

Ukraina dhe Rusia janë të dyja pjesëmarrëse të konsiderueshme në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të tregtisë globale në vaj luledielli dhe fara, dhe 27% në grurë, sipas Kombeve të Bashkuara.