Zelensky: Shqipëria, Mali i Zi e RMV mbështesin integrimin e Ukrainës në BE (VIDEO)

Kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kievi kryeministri Edi Rama, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Marketing

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mbështetur iniciativën për t’i dhënë Ukrainës statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit kandidat të vendit tonë për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazovic, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!” –shkruan presdidenti ukrainas në një postim në Facebook.

Zelensky falenderoi gjithashtu Shqipërinë e cila iu bashkua botës perëndimore duke dënuar agresionin rus në Ukrainë si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. Shqipëria iu është bashkuar vendeve të tjera europiane duke vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe duke dënuar agresionin mbi popullin e Ukrainës”, u shpreh Zelensky.

https://video.fskp2-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/10000000_773461673819339_63472361528323407_n.mp4?_nc_cat=106&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMwMCwicmxhIjo0MDk2LCJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6InN2ZV9zZCJ9&_nc_ohc=tMV5wi-6bgoAX86FMAw&_nc_oc=AQk6-V_M5Rtpxg7eSQT5ZDd6ggnlFeeXs9hAJi8jnnNaCshVphTnCg-D8_5bxxKVlMc&rl=300&vabr=130&_nc_ht=video.fskp2-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT9L975Np5IInB8PlyKDPXUL7mwmbhgyolhr4kG1OFUJFw&oe=62AA26C9