Zendeli: Insistojmë të zgjidhet çështja e 20%-it

Nga Lëvizja “Besa” thonë se ata vazhdojnë të insistojnë që gjatë hapjes së Kushtetutës të zgjidhet edhe çështja e 20%-it.
“Çështja e 20%-it është çështje për të cilën ne do të insistojmë deri në fund që të jetë çështje debati dhe e vendimmarrjes e jo sa për ta thënë për opinionin publik dhe qytetarët. Lëvizja “Besa” fuqishëm do t’i qëndrojë kësaj konstance. Do të insistohet që puna e 20%-it të zgjidhet. Nuk i bëjmë dëm askujt përveç se zgjidhim një çështje që është në interes të shqiptarëve dhe besoj se është edhe në interes të shtetit.”, – theksoi deputeti i Lëvizjes “Besa”, Fadil Zendeli.