Zgjedhjet do të ndiqen nga 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj

Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.

Marketing

Nga vëzhguesit e vendit numër më të madh kanë MOST, pastaj Shoqata për Promovimin e Vlerave Humane dhe Integrimit Rinor MAK-SONCE Shkup dhe Shoqata e Qytetarëve për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtat e Njeriut AKSIOS 2017 Shkup.

Vëzhguesit e huaj, më të shumtë janë nga Misioni i OSBE / ODIHR 195, pastaj Kongresin Botëror Maqedonas Shkup, Ambasada e SHBA-së, Delegacioni i BE-së, Delegacioni i AP të KE-së …

Vëzhgues kanë akredituar edhe disa ambasada të vendeve të huaja në Maqedoni, si ambasadat e Federatës Ruse, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Shqipërisë…