Zgjedhjet e 12 Prillit, Çulev: Kush cenon procesin, do të dënohet

Gjatë zgjedhjeve të kaluara ka pasur tentime për manipulime zgjedhore, tha Çulev për TVM, andaj MPB planifikon shpërndarjen e forcave shtesë policore me qëllim të parandalimit të shkeljes së të drejtës zgjedhore, por edhe korruptimit të trupit votues.

Marketing

“E shfrytëzoj këtë rast që të dërgoj mesazh deri tek individët apo grupet kriminele në vend dhe jashtë vendit se asnjë politikan nuk do të jetë garanci që ata të shpëtojnë nga ndjekja penale dhe procesuimi para organeve gjyqësore, nëse në çfarëdo lloj mënyre tentojnë të nëpërkëmbin të drejtën zgjedhore apo procesin zgjedhor.”,- tha ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev.

Çulev pranon se rreziku nga migrimi ilegal edhe më tej është i pranishëm, rrezik shtesë ka edhe nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi fetar nga strukturat terroriste. Por, edhe përkundër kësaj, periudha parazgjedhore është e qetë dhe MPB është garanci për sigurinë e qytetarëve.

Marketing