



Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë parashtruar gjithsej shtatë ankesa nga partia politike TMRO. Siç informojnë nga KShZ, ankesat kanë të bëjnë me procedurën për grumbullimin dhe konfirmimin e rezultateve në disa vendvotime në komunën Nagoriçan i Vjetër.
“Sipas paragrafit të tretë të nenit 148 të Kodit Zgjedhorë, KShZ në afat prej 72 orëve duke llogaritur momentin e pranimit të ankesës merr vendim meritorë duke i shqyrtuar të gjitha faktet të cilat janë të deponuara me ankesën në qoftë se ka dhe nëse eventualisht parashtruesi i ankesës nuk është i kënaqur me vendimin e KShZ-së atëherë ka të drejtë që në afat prej 24 orësh nga momenti i pranimit të vendimit të bëjë padi deri te Gjykata Administrative e cila gjithashtu në afat të caktuar vendos në lidhje me padinë e parashtruesit.”,- deklaroi zëdhënësi i KShZ-së, Admir Shabani.
Afati për parashtrimin e ankesave për rrethin e dytë zgjedhor lidhur me procedurën e votimit zgjatë 48 orë nga mbyllja e kutive të zgjedhjeve e që i bie të skadojë të martën në ora 19:00, ndërkohë edhe afati për ankesa lidhur me grumbullimin dhe verifikimin e rezultateve zgjatë 48 orë nga shpallja fillestare e rezultateve nga KShZ dhe skadon ditën e mërkurë në orën14-të njoftojnë nga KShZ.