Zgjedhjet/Mickoski nga Kavadari:Qeverisja e keqe ka bërë që qytetarët të humbin shpresën për një të ardhme më të mirë

VMRO DPMNE dhe koalicioni për Ripërtirje të Maqedonisë vazhdoi fushatën zgjedhore ku u ndal me tubim qëndror në qytetin e Kavadari. Kryetar i VMRO-DPMNE-së ftoi qytetarët për të votuar për fitoren që siç e quajti hisotrike të kolaicionit që udhëheq ai.
Duke shpalosur programin para të pranishmëve, Mickoski u ndal për të folur edhe për migrimin e të rinjëve nga vendi. Sipas tij keqqeverisja ka bërë që qytetarët të humbin shpresën dhe besimin për një të ardhme më të mirë.
Premtoi punë të ndershme, standard më të lartë për të punësuarit dhe pensionistët, kushte më të mira për punësime, rrugë, arsim më cilësor, mbështetje për sipërmarrësit, uljen e të dhënave për doganime, dhe kthimin e jetës më të mirë. Mickoski u rikthye edhe tek bisedimet e komisioneve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, gjuha maqedonase, sipas Mickoskit nuk duhet të jetë mjet për negociata.
“Të dashur qytetarë të Kavadarcit nuk duhet të humbin shpresë dhe duhet të jemi të lumtur për shkak se po vjen ripërtrirja, ndërsa me ripërtirje vijn edhe ditët më të mira për shtetin tonë dhe për bashkëqytetarët tanë. Kemi punuar me kujdes një broshurë të cilën e kemi meëruar projekti Ripërtirrja në 360 faqe, më shumë se 1 mijë, më shumë se 1 mijë projekte dhe në atë broshur ka përgjithsecilin nga shkronja e parë deri tek shkonja e fundit, me kujdes kemi rënditur fjalë për fjale, pasues për pasues, kujdesshëm jemi brengosur për secilin qytetarë”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki.
Nënkryetari dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore 4, Aleksandar Nikoloski u përqendrua në sistemin e drejtësisë që sipas tij I mungon vendit. Ai bëri thirrje për votim masiv në mënyrë që “ripërtëritja” të fillojë pas zgjedhjeve.
Sipas tij këto zgjedhje janë vendimtare, ndërsa porositi se me ardhjen e VMRO në pushtet suksesi nuk do të mungoj në asnjë sferë të jetës.
“Ripëtrirje që do të thotë, të rinjët të mbesin në vend dhe jo ta kërkojnë fatin nëpër Zvicër, Gjermani apo vendet tjera të Europës apo Amerikë. Ripëritrje që do të thotë paga më të larta për ata të cilët punojnë, me tepër siguri nëpër vendet e punës, pensione më të larta për pensionistët, çmime të barabarta për të gjithë prodhuesit e pordhimeve bujqsore, blerje e garantuar me çmim të drejt të rrushit, me tepër punë për kompanitë transportuese nga Kavadarci, me tepër punë në investimet vendore dhe të huaja”, theksoi nënkryetari dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore 4, Aleksandar Nikoloski.
Mickoski e Nikolloski kritikuan oponentët e tyre politikë dhe premtimet e tyre paraprake në disa sfera, në mesin e të cilëve edhe në bujqësi, ndërsa u kritikua edhe mënyra e përballjes me pandeminë nga Kovid-19 që sipas tyre shteti në tërësi dështoi në këtë përballje.
Para simpatinzantëve të kësaj partie foli edhe Zoran Jovancev, kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së dhe kandidat për deputet, I cili theksoi se do të shnëojnë fitore të bindëse karshi kreut të LSDM, Zoran Zaev I cili poashtu është në bartës në njësin e katër zgjedhore.
Marketing