Zgjedhjet/PDSh vazhdoi takimet në komunën e Vrapçishtit

Dje, PDSH-së zhvilloi takime në fshatrat e komunës së Vrapçishtit, ku  u përqendrua edhe në premtimin për ndihmë ekonomike për familjet e varfra dhe bizneset që pësuan nga Covid-19.
“Nuk mundet me mbivotim në “sobranien” e Maqedonisë të na mbivotojnë maqedonasit, kur bëhet fjalë për çështjen shqiptare. Shqiptarët patjetër duhet të gjejnë mekanizëm që ta ndërpresin mbivotimin në “sobranie”. Pika e dytë qendër e programit të PDSh-së është ndarja proporcionale e buxhetit.”,- tha kandidati për deputet në NJ. Z. 6 – PDSh, Frymëzim Dauti.
“Menjëherë me urgjencë muajin e dytë do ta kem pasqyrën e çdo familjeje shqiptare që nuk ka kurrfarë të ardhurash. Atyre brenda javës së parë do ju shkojë ndihmë financiare nga 100 euro çdo muaj, derisa të punësohet një anëtar i familjes së tyre. Kompensimi i dëmeve të biznesit shqiptar, duke filluar nga çajtorja e deri te biznesi i madh, 70% e të cilëve humbën gjatë pandemisë. Investimet e huaja, kapitalin e huaj që duhet ta tërheqim . Por, që kapitali i huaj të vijë këtu, ne duhet të sillemi më si zot shtëpie, të luftojmë krimin dhe korrupsionin.”,- deklaroi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
Marketing