Në seancën e mbajtur të sotme të Këshillit drejtues të Forumit Rinor të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, janë zgjedhur sekretari, nënkryetarët, sekretari organizues dhe përbërja e re e Këshillit të ekzekutiv të FR të LSDM-së.
Organet dhe trupat e rinj, njoftojnë nga FR i LSDM-së, gjatë mandatit të tyre dyvjeçar do të kenë aktivitete të shumta, krijim të politikave cilësore rinore dhe evropiane, promovim të politikave të FR të LSDM dhe LSDM-së.
Për sekretar është zgjedhur Viktor Velevski nga dega e FR LSDM Kavadar. Për sekretar organizues i FR LSDM është zgjedhur Gordan Shutarov nga dega e Karposhit.
Nën nënkryetarë të FR të LSDM-së janë zgjedhur: Jon Fërçkoski, Ana Manasieva dhe Nikolla Rillak.
Në seancë njëzëri është zgjedhur edhe Këshilli i ri ekzekutiv i FR të LSDM, në përbërjen vijuese: Bllazhena Ognenovska – dehga Kërçovë, Riste Bulloski – dega Ohër, Marko Spirkoski – Prilep, Mersiha Mushe – Gjorçe Petrov, Nikolla Jakimovski – Kriva Pallankë, Violeta Dimitrovska – Berovë, Ivana Trajkova – Negotinë, Ana Trifunovska – Manastir, Vlladisllav Trajkovski – Kumanovë, Sonja Martinova – Veles, Elena Vellkovska – Sveti Nikole, Marija Ivanova – Strumicë, Frosina Manteva – Radovish, Angella Panevska – Vrapçisht, Marko Mihailloski – Tetovë dhe Darko Mijovski – dega Gostivar.