Zhbogar: Durim dhe besim në zgjidhjen e emrit

Zgjidhja e kontestit disavjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë do të jetë mirë për dyja shtetet por edhe rajonin dhe gjithë Evropën, ka thënë sot ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar gjatë vizitës në parkun nacional “Pelister” në Manastir.

Marketing

“Të gjithë me padurim presim rezultatet nga bisedat e intensifikuara që janë në rrjedhë. Mendoj se dyja palët do të mund të gjejnë zgjidhje që përveç dyja shteteve do të jetë mirë për gjithë rajonin dhe Evropën. Që të ndodhë ajo patjetër të kemi durim dhe besim se ajo do të ndodhë”, ka thënë Zhbogar.

Marketing