Zhbogar: “Reket” është shndërruar në “shou”

Rasti “Reket” është shndërruar në shou , tha sot ambasadori i BE Samuel Zhbogar, duke iu referuar ngjarjeve të lidhura me rastin “reket”. Ambasadori i BE-së, në mbështetje të gjyqësorit, u bëri thirrje politikanëve të mos ndërhyjnë në vendimet e gjykatës dhe se shansi për të rimarrë besimin në institucionet i takon gjyqësorit.

Marketing

“Gjyqi për të cilin po shohim këto ditë është shndërruar nga politika dhe disa media vendase dhe të huaja në një shou. Ata u përpoqën të merrnin përsipër rolin e gjyqësorit, të luanin rolin e “vëllait të madh”, duke diktuar lojtarët brenda shtëpisë, që është gjyqësori … Gjyqësori duhet të gjejë forcën për t’i rezistuar presionit, pavarësisht se nga vjen dhe në këtë ka mbështetjen tonë të plotë”, tha Zhbogar.

Marketing