Kreu i partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, kryeson listën e më të votuarve mes partive aleate me PD-në në këto zgjedhje.
Idrizi i cili në zgjedhjet e 25 prillit mbante numrin 9 në listën e Tiranës ka marrë 6037 vota. Megjithatë duhet theksuar që kreu i PDIU e kishte thuajse të sigurt mandatin në kryeqytet, ku PD-AN mori deputetë.
Mes kandidatëve më pak të votuar janë Nard Ndoka, i cili renditej i 8-ti në Shkodër ku ka marrë vetëm 228 vota. Po në shifra modeste janë edhe Vangjel Dule dhe Artur Roshi.
Kreu i PBDNJ ka marrë 645 vota në kryeqytet megjithatë ai merr mandatin pasi ndodhet në zonën e sigurt, pasi renditet i 9-ti në listë. Ndërsa, Artur Roshi i Ballit Kombëtar që renditet i 28-ti në listën e kryeqytetit ku ka marrë 306 vota, duke humbur mundësinë për të qenë në Kuvend.
Kandidatët e PD-AN dhe votat
Fatmir Mediu 5296
Shpëtim Idrizi 6037
Vangjel Dule 645
Dashamir Shehi 4391
Nard Ndoka 228
Artur Roshi 306
Agron Duka 3206