Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski ka pyetur se përse kryeministri Zoran Zaev nuk është ftuar si dëshmitar në rastin “Zhvatja”.
“Rasti ‘Zhvatja’ e zbuloi rrjetin më të madh kriminal në Maqedoni, ku janë të përfshirë krerët e Qeverisë., deputetët, ministra, prokuror, po ashtu edhe hetues. Të gjithë janë pjesë nëpërmjet të cilit kanë zhvatuar dhe kërcënuar gjithë ata që nuk mendojnë njëjtë politikisht.
Potencoj, Zoran Zaev ka pasur argumentet për rastin ‘Zhvatja’ dhe deklaron se Katica Janeva ka bërë veprime idioteske. Si është e mundur Kryeministri i shtetit i cili nuk duhet të përzihet në pushtetin gjyqësor të posedojë prova kur edhe ai mund vet të jetë i dyshuar sipas video dëshmive që i pa tërë opinioni, ku edhe ai u përmend nga të dyshuarit? Çfarë prova posedon Zaev dhe për kë?”, ka thënë Arsovski.