Zhvillimi ekonomik, Dauti: Rezultate të pakënaqshme në sektorin i biznesit

U paralajmërua si vit ekonomik, ku fokusi kryesor do të përqëndrohej në zhvillimin ekonomik, përmes përkrahjes së kompanive vendore.

Marketing

Por sa realisht viti 2019 ishte i tillë, çfarë rezultate ka pasur sektori i biznesit gjatë vitit që lamë pas?

Pritshmëritë e sektorit të biznesit për këtë vit ishin shumë të larta, por rezultatet nuk janë të kënaqshme, vlerëson afaristi Xhemail Dauti. Edhe gjatë këtij viti nuk u realizuan shumica e kërkesave të sektorit të biznesit dhe nuk u bënë reformat e nevojshme që do të sillnin zhvillim ekonomik, vlerëson Dauti.

“Nuk kemi hasur në një gatishmëri të sinqertë në krijimin e reformave institucionale. Normal me sakrifica dhe pasoja do të dalim me institucione më të suksesshme. Përmendim atyre 52 kërkesat tona që i kemi paraqitur para kryeministrit dhe ai është zotuar se do ti realizoj. Ato janë realizuar vetëm dy apo tre”, u shpreh afaristi Xhemail Dauti.

Rritja e rrogave minimale, pensioneve, ndihmave sipas afaristit Dauti nuk korespodon me cikle të lëvizjes ekonomike. Këto veprime sipas tij bëhen vetëm për përfitime të pikëve politike.

“Këto politika janë politika ditore pa një strategji arfatgjate, pa një orientim, edhe pse gati se në çdo buxhet kemi mjete financiare të dedikuara për investime kapitale, edhe në rrjedhëne sipër ato nuk realizon 20-30%. Nuk kemi strategji afatgjatë të politikave ekonomie dhe krijimit të mirëqenies dhe ambientit të shëndoshë të funskionimit të biznesit”, theksoi Dauti.

Sihariq i mirë për këtë vit për sektorin e biznesit sipas Dautit është ndryshimi i Ligjit për parandalimin e larjes së parave, me të cilin kufizohej pagesa me para të gatshme në vlerë prej 500 euro.

Me ndryshimin ky limit shkomn deri në 3000 mijë euro.