Zidane: Jam i lumtur me lojtarët, pas pjesës së parë u thash se goli do të vijë

23:49 | 1 Maj 2021

Marketing

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 34-të të La Ligas.

“Los Blancos” duhej ta fitonin me çdo kusht ndeshjen ndaj Osasunas për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion të La Ligas.

Pas ndeshjes, Zidane foli për moralin e skuadrës, por ai gjithashtu tregoi një detaj të vogël nga biseda për kotnratën e re me Raphael Varane.

Francezi u shpreh i kënaqur me lojtarët dhe me paraqitjen e tyre.

“Unë kam folur me Varane dhe ai tha që kjo gjë është e vogël. Shpresoj të jetë kështu!”, tha ai.

“Kroos dhe Modric kanë pushuar, por Blanco ka bërë punë të mrekullueshme sonte. Ishte një fitore e merituar”, shtoi ai.

“Jam shumë i lumtur me lojtarët, në pushim të pjesës së parë ju thash se goli do të vijë”, tha francezi.

“Shumë gjëra na kanë ndodhur deri tani, por kemi arritur këtu me vështirësi dhe do të luftojmë deri në fund”, tha Zidane.

“Sot ishim shumë të mirë edhe fizikisht edhe mentalisht, tani është koha ta shijojmë këtë fitore e të pushojmë”, përfundoi Zinedine Zidane./Lajmi.net/

Marketing