​Zidane pyetet për çështjen e Mbappes te Reali, kjo është përgjigja e tij

Saga e transferimit të Kylian Mbappes te Real Madridi nuk ka të ndalur as edhe këtë vit.

Marketing

Por, sipas spekulimeve, Mbappe nuk ka qenë kurrë më afër kalimit te Reali, por mbetet të shihet se çfarë do të sjellë merkato verore, raporton KosovaPress.

E sa i përket çështjes së kalimit të Mbappes te Reali u pyet edhe legjenda e ish-trajneri i “Galaktikëve”, Zinedine Zidane.

Zidane tha se ka shumë spekulime, por që realiteti është ndryshe pasi që askush nuk di asgjë.

“Flitet shumë për këtë gjë, ka shumë lajme dhe shumë spekulime, por e vërteta është që ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne do të shohim se çka do të ndodhë”, tha Zidane.