Zjarr i përmasave të mëdha në Tropojë, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të pyllit mes Qaf-Prushit dhe Qaf -Morinës në Tropojë.

Marketing

Forca të shumta zjarrfikëse nga bashkia Tropojë dhe forca shtesë nga bashkia Kukës dhe Has po punojnë për 2 ditë për shuarjen e zjarrit.

Sipas informacioneve nga bashkia Tropojë është shuar një pjesë e zjarrit, por mbetet ende aktiv një pjesë në Qaf-Morinë e cila dyshohet si zonë e minuar dhe nuk kanë marrë përsipër ndërhyrjen në atë zonë për shkak se mund të rrezikojë jetën punonjësve dhe banorëve.