Zjarr në Karadakun e Shkupit

Ende është aktiv zjarri pyjor që dje pasdite shpërtheu në Karadakun e Shkupit, mes fshatrave Bllacë dhe Bllacë e Epërmes, informoi për MIA-n Vlladimir Simonovski, komandant i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit.

Marketing

Simonovski informoi se zjarrin, në të cilin u kaplua pylli, për momentin po e shuajnë 18 të punësuar në kompaninë pyjore “Karaxhicë”.

“Zjarri është në teren shumë të paarritshëm. Do të ndiqet situata. Nëse ka nevojë gjatë ditës do të përfshihemi edhe ne dhe eventualisht helikopterë për shuarjen e tij”, tha Simonovski.

Gjatë ditës së djeshme ekipe të Brigadës Zjarrfikëse ishin në terren dhe morën pjesë në shuarjen e zjarrit.

Për momentin nuk ka informacion se cili është shkaku për shpërthimin e zjarrit. Supozohet se pyllin e kanë djegur vjedhës të drunjve. fc/