Zjarret në Shqipëri, Forcat e Armatosura angazhohen për shuarjen e flakëve

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh se Forcat e Armatosura janë angazhuar për fikjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë.

Marketing

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo u shpreh se janë rreth 200 djem e vajza që po marrin pjesë në këtë aksion teksa i bëri apel qytetarëve të bashkohen në këtë mision.

“Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare. Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi.

Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA! Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë”, shkruan ministrja.