Shërbimi zjarrfikës i Kalifornisë njoftoi se zjarri i madh në pjesën veriore të shtetit ka shkatërruar 500 objekte, ndërsa rrezikohen edhe 5 mijë të tjerë.
Shërbimi të dhënat mbi objektet e djegura i publikoi ditë më parë, ndërsa pritet që numri i ndërtimeve të djegura të rritet. Zyrtarët zjarrfikës bënë të ditur se zjarri i cili shpejtë është përhapur në qarkun Shasta ka shkatërruar 65 objekte.
Zjarri u përhap edhe në sipërfaqen prej 194 kilometrave katror. Zjarri shpërtheu të hënën, ndërsa të enjten tërësisht doli jashtë kontrollit duke shkatërruar dy komuna të vogla dhe duke arritur në qytetin Redding.
Së paku 37 mijë persona janë evakuuar për shkak të zjarrit pyjor që nga e hëna është aktiv në Kaliforni.
Zyrtarët theksojnë se zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Zjarri ka kapluar zonën Shaste dhe Keswick, ku jetojnë mbi 90 mijë banorë.