Zjarri shkatërron fabrikën historike në Shën Peterburg, humb jetën një zjarrfikës

Një zjarrfikës ka vdekur dhe dy janë plagosur pas një zjarri masiv në një fabrikë historike në Shën Petersburg.

Zjarri filloi rreth orës 12:30 të hënën më 12 prill dhe u përhap shpejt në të gjashtë katet e ndërtesës Nevskaya Manufaktura.

Era e fortë pengoi përpjekjet për të shuar flakët.

Marketing

Ndërtesa daton që në vitin 1841, kur u përdor për prodhimin e pluhurave dhe është një pikë referimi në Shën Petersburg.

40 njerëz u evakuuan, ndërsa çatia dhe dyshemetë e ndërtesës u shembën, tha Ministria Ruse e Emergjencave.

Rreth 300 zjarrfikës morën pjesë në shuarjen e flakëve.

Nevskaya Manufaktura ndodhet në bregun e lumit Neva, i cili kalon përmes Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë.

Ajo u drejtua nga qeveria gjatë periudhës Sovjetike, më pas u privatizua në vitin 1992.

Disa pjesë të ndërtesës ishin ende duke u përdorur për të prodhuar pëlhura në vitet e fundit, ndërsa pjesë të tjera u morën me qira për hapësira zyre, sipas AFP.

Në 2001 fabrika u shtua në listën e vendeve historike dhe kulturore të Shën Petersburgut.

Shkaku i zjarrit është i panjohur, ndërsa autoritetet kanë filluar një hetim.