Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami informon se mbi 6000 persona fizik që kryejnë veprimtari të pavarur i kanë kompletuar kërkesat për mjete financiare për muajin nëntor dhe se nesër të njëjtat do të dorëzohen në Qeveri.
“6048 persona fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur i kanë të kompletuar kërkesat për mjete financiare për muajin nëntor të vitit 2020.
📈 Urdhëresat për pagesë nga nesër do të dorëzohen deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë për realizimin e tyre.
👉Mbështetja financiare për kryerësit e veprimtarisë së pavarur për muajin nëntor të vitit 2020 është 105,295,680,00 denarë.”, njofton përmes rrjetit social facebook Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami.