Zv.ministrja Elezi takon zv.ambasadoren e UNDP-së: Punohet në forcimin financiarë të komunave

Zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi sot ka realizuar takim me zv.ambasadoren e UNDP-së në Shkup, Narine Sahakjan. Me zv.ambasadoren është biseduar në lidhje me realizimin e aktiviteteve në pjesën e projektit ‘Përmirësimi i qeverisjes lokale’.

Marketing

Ky projekt po realizohet në bazë të programës për zhvillim nga Kombet e Bashkuara dhe po zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e financave.

Vëmendja u adresua në pjesën e forcimit të kapaciteteve financiare të komunave. Në këtë pjesë do të zhvillohen trajnime për punonjësit e administratës komunale. Një analizë do të bëhet edhe për të hyrat lokale në vendet e BE. Bazuar në analizën, do të propozohet një sërë masash të reja që do të përmirësonin gjendjen financiare të komunave.

Qëllimi është forcimi dhe vazhdimi i decentralizimit fiskal, përkatësisht forcimi i autoriteteve vendore kur përdoren instrumente të ndryshme financiare për realizimin e projekteve të mëdha kapitale dhe forcimin e menaxhimit të financave vendore, ka theksuar mes tjerave zv.ministrja Elezi pas takimit me zv.ambasadoren Sahakjan.