Zvicër, kërkohet 35 orë punë në javë dhe 6 javë pushim

Partia SP kërkon të shkurtojë orarin e punës dhe të zgjasë pushimet vjetore deri në 6 javë, shkruajnë mediet zvicerane.

Marketing

Kërkesa është që në javë të punohet deri në 35 orë, kurse të punësuarit të marrin pagë të njëjtë.

Kjo parti distancohet nga të tjerat që kërkojnë 50 orë në javë, të anulojnë pushimin e drekës dhe periudhat e pushimeve. Zvicra ka orarin më të gjatë të punës në Evropë, sipas statistikave.

Zëvendëpresidenti i SP-së, Beat Jans, ka thënë se kjo do të bënte punën më atraktive dhe njerëzit do të kishin më shumë kohë për pushime dhe familjet e tyre.

Qëllimi i kësaj partie është që të zvogëlojë numrin e orëve të punës, duke e ulur në 35 orë gjatë javës.

Edhe pushimet vjetore do të rriteshin deri në gjashtë javë.

Marketing