Zyrtare: De Ketelaere, lojtari më i ri i Milanit

Charles De Ketelaere është futbollisti më i ri i Milanit.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Marketing

Lojtari nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me “kuqezinjtë” që e mban atë deri në vitin 2027 në “San Siro”.

Belgu erdhi nga Club Brugge për shumën e 32 milionë eurove.

E gjitha kjo u arrit pas një sërë takimesh të mundimshme në mes të palëve, e që në fund u kurorëzua me marrëveshje.