Zyrtare: Gerrardi i madh kthehet në Premierligë, te rivali i Liverpoolit

Steven Gerrard është rikthyer në Premierligë.

Marketing

Legjenda e Liverpoolit dhe Anglisë është emëruar trajner i skuadrës së Aston Villës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra përmes një komunikate për media.

“Klubi i Futbollit Aston Villa është i kënaqur të njoftojë emërimin e Steven Gerrard si trajnerin tonë të ri. Gerrard udhëhoqi Glasgow Rangers drejt titullit të Premierligës Skoceze sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin i pamposhtur në ligë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e klubit.