Zyrtare: Pjanic largohet nga Barcelona

Mesfushori boshnjak nuk do të jetë më pjesë e skuadrës katalunase

Marketing

Miralem Pjanic nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, pasi që sonte është zyrtarizuar të klubi Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pjanic është larguar tashmë me një marrëveshje të përhershme, derisa sezonin e kaluar ai ishte i huazuar në skuadrën e Beshiktash.

Boshnjaku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare deri në qershorin e vitit 2024 me opsion që ta zgjatë edhe një vit, deri më 2025.

Ai do ta bartë numrin 10 në fanellë.