ZYRTARE: Suspendohet ndeshja Man United – Liverpool

18:48 | 2 Maj 2021

Marketing

Manchester United është nikoqir i Liverpoolit, sfidë e vlefshme për xhiron e 34-të.

Shkaku i protestave të tifozëve që kërkonin largimin e familjes Gazler, fillimisht ndeshja u shty, përcjellë lajmi.net.

Ndërsa, tani, United përmes një komunikate zyrtare konfirmoi që ndeshja është suspenduar.

“Duke ndjekur diskutimin mes policisë, Premierligës dhe klubeve, ndeshja kundër Liverpoolit është shtyrë për arsye sigurie duke konsideruar protestat”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, vendimi se kur do zhvillohet derbi i rivalëve të urryer do vendoset nga Premierliga./Lajmi.net/

Marketing