1 milion euro për javë, PSG bën ofertën e ‘çmendur’ për Mbappe

PSG ka bërë një tjetër ofertë për qendërsulmuesin Kylian Mbappe.

Marketing

Kontrata e francezit në “Parkun e Princave” skadon në verë dhe PSG nuk dëshiron ta humbas lojtarin që pritet të jetë më i miri në botë.

Sipas “The Independent”, Mbappes i është ofruar mundësia të jetë lojtari më i paguar në botë, ku me propozimin e ri të “Parisienëve” do fitojë 1 milion euro për javë.

Raporti shton se familja e Mbappe dhe agjentët janë duke e studiuar këtë mundësi, lajme që e shqetësojnë Real Madridin.

Përpos kësaj, oferta për rinovim të Mbappe është për një kohë të shkurtër, pra për dy sezone, mirëpo që nëse kërkon të largohet, atëherë PSG do ta shesë në verën e vitit 2023 për një kosto të lartë.

Ndërkohë, Mbappe ka konfirmuar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

https://twitter.com/hadrien_grenier/status/1494285305595285508?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1494285305595285508%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button