23-vjeçarja ukrainase sjell në jetë fëmijën në një strehim të nëndheshëm (FOTO)

Një 23-vjeçare ka sjell në jetë fëmijën e saj ndërsa ishte strehuar në një nga bunkerët që qytetarët ukrainas po qëndrojnë në këto ditë bombardimesh.

Marketing

23-vjeçarja ukrainase ka sjellë në jetë një vajzë dhe lindja u bë në një nga strehimet e nëndheshme.

Mediat e huaja raportojnë se ku kaosi kishte filluar, 23-vjeçares i kishin nisur dhimbjet e lindjes. Për t’i shpëtuar luftimeve, ajo u strehua në një strehë, në një stacion metroje nëntokësorë në qytet.

Kur i filluan dhimbjet, policia ukrainase nxitoi ta ndihmonte.

Një oficer tha se ata e ndihmuan atë të lindte fëmijën, Mia, pak para orës 20:30 dhe gjithashtu njoftuan një ambulancë, e cila i dërgoi të dyja në spital. Thuhet se nëna dhe vajza janë mirë.