’27 prilli’, procedura disiplinore për tre prokurorë

Për tre prokurorë është ngritur procedurë disiplinore për dyshimet që kanë të bëjnë me lëshimet e bëra në hetimin për të enjten e përgjakshme të 27 prillit. Nga Prokuroria e Shtetit për Telma konfirmuan se procedura disiplinore është ngritur nga komisioni para festës. Prokurorët akuzohen se nuk kanë inspektuar vendin e ngjarjes, pra në Kuvend ku vitin e kaluar ndodhi sulmi më 27 prill dhe u lënduan më shumë se 100 vetë.

Marketing

Procedura disiplinore është hapur kundër kryetarit dhe zëvendëskryetarit të prokurorisë së Shkupit, si dhe kundër kryetarit të prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në atë kohë, këto funksione u kryen nga Zllatko Bikovski, Gordana Geshkovska dhe Jovan Cvetanovski.

Marketing