6 mijë e 4 kontakte të rasteve me koronavirus nën mbikëqyrjen e IKSHPK-së

Numri i të infektuarve ka arritur në 562 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po i mbikëqyr edhe 6 mijë e 4 kontakte të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Marketing

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 562 raste me COVID-19, prej tyre 12 kanë vdekur dhe 102 të shëruar.

Marketing