Spasovski: Në MPB nuk duhet të ketë pazare politike

Vendimet i sjell në bazë të analizave për potencialin kuadrovik të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në këtë ministri nuk duhet të kemi pazare dhe tregti politike, nëse duam të kemi institucion në të cilin do të besojnë qytetarët, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për dyshimet për pazare të mundshme politike për funksionet udhëheqëse në MPB.

Marketing

Theksoi se ndryshime nuk ka, sepse nuk ka baza të mendojnë për punë të tilla.

“Kemi strukturë që punon profesionalisht. Atje ku do të ndjehet se ka ndonjë anomali, mosrespektim të parimeve të caktuara të punës, gjithsesi do të bëjmë ndryshime. Politika kuadrovike nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë, ajo është normale të pësojë ndryshime dhe korrigjime të caktuara, megjithatë me rëndësi është këtë ta bëjmë në bazë të analizave dhe nuk do merrem me spekulime”, deklaroi Spasovski pas nënshkrimit të marrëveshjes për donacionin nga Republika Çeke.

I pyetur për zërat se një shqiptar do të jetë pjesë e njësitit special “Tigrat”, Spasovki tha se për gjithçka janë transparentë dhe cilido vendim që të merret do të ndahet me opinionin.

“Dëshirojmë të gjithë profesionalistët në MPB të mund të jenë pjesë e strukturave udhëheqëse. Për mua nuk është me rëndësi nëse dikush është maqedonas, shqiptar apo turk, sepse kombësia nuk është profesion. Ne flasim për profesionalistë të cilët janë policë dhe nuk mund të flasim për profesionin në bazë të kombësisë dhe këtu kemi qëndrimet të qarta dhe të përpikta”, tha Spasovski.

Theksoi se secili që do t’i përmbush kushtet dhe parimet, e vendosura për punën e MPB-së, do të jetë pjesë e strukturave udhëheqëse, si dhe se është mirë, që me të vërtetë ka kapacitete nga të gjitha grupet etnike të cilat mund të jenë në pozita të caktuara.