Shkëndija në champions përballë The New Saints Nga Welsi

Kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta luajnë si vendas më 10-11 korrik, ndërsa takimi i kthimit luhet më 17-18 korrik në Wels.

Marketing

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar kampionin e Welsit, The New Saints si kundërshtar të Shkëndijës në raundin e parë eliminator të Champions League.

Bëhet fjalë për skuadër të themeluar në vitin 1959 e cila ka fituar kampionatin e Welsit 12-të herë, përfshi shtatë sezonet e fundit të njëpasnjëshme.

Kjo nënkupton se rregullisht janë pjesë kupave europiane, ku në total numërojnë 50-të ndeshje, prej të cilave 30-të në eliminatoret e Champions League.

Nëse UEFA nuk sjell ndryshime plotësuese, shorti përcaktoi Shkëndijën vendase në ndeshjen e parë që do të luhet më 10 ose 11 korrik, ndërsa takimi i kthimit në Wels do të zhvillohet më 17 ose 18 korrik.