Investimi në ndërtimin e stacioneve filtruese është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe për mbrojtje dhe përparim të shëndetit të qytetarëve, tha kryeministri Zoran Zaev sot në Radovish në lëshimin në përdorim të stacionit pastrues.
Potencoi se stacioni filtrues në Radovish do t’u shërbejë 25.000 qytetarë të këtij rajoni.
“Ujitja e sipërfaqeve bujqësore do të bëhet me ujë të pastër dhe të shëndetshëm, që është parakusht për prodhimin e ushqimit të shëndetshëm. Në lumin e Radovishit më nuk do të derdhen ujërat e zeza, por uji i pastër nga stacioni. Projekti përfshin edhe ndërtimin e sistemi të ri kolektor, si dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit”, theksoi Zaev.
Sipas tij, ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt arritjes së standardeve evropiane për mjedis të shëndetshëm dhe të pastër dhe jetë cilësore.
Kryeministri theksoi se vetëm për disa muaj janë lëshuar në përdorim katër stacione të pastrimit në Strumicë, Kërçovë, Prilep dhe Radovish, projekte të financuara nga IPA fondet dhe një pjesë e mjeteve buxhetore.
“Më gëzon përkushtimi dhe tempoja e realizimit të shpejtë me të cilat vetëqeverisjet lokale dhe institucionet shtetërore kanë qasje në realizimin e projekteve të financuara me IPA mjetet. Dua edhe në të ardhmen të inkurajoj punë ende më intensive në realizimin e IPA projekteve”, tha Zaev.
Kjo, siç shtoi ai, tregon se Republika e Maqedonisë shkon me hapa vendosës dhe të përshpejtuar në rrugën evropiane. Në kontekst të asaj përmendi deklaratën e ambasadorit Zhbogar se treni i Maqedonisë tashmë lëviz drejt BE-së!
Republika e Maqedonisë, siç tha Zaev, do të vazhdojë të mësojë dhe zbatojë përvoja nga vendet evropiane në menaxhimin me llojin e tillë të teknologjive të larta.
Në këtë rast, Zaev dërgoi urime deri te vetëqeverisja lokale dhe deri te kryetari i komunës së Radovishit, Gerasim Konzulov për angazhimin e përkushtuar, deri te WTE/EVN grup për realizimin e suksesshëm të projektit, ndërsa falënderim të madh dërgoi në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë deri te qytetarët – obligues tatimor në Evropë, kontributi i të cilëve, siç tha, është i madh në ndihmën që na ofrojnë përmes fondeve evropiane, kyçe për realizimin e projekteve zhvillimore të këtij lloji.
Në lëshimin e stacionit pastrues në Radovish morën pjesë edhe ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë , Samuel Zhbogar dhe ministrat e Financave dhe të Mjedisit Jetësor Dragan Tevdovski dhe Sadulla Duraki.