Më 13 gusht të vitit 2001, pra si sot 17 vite më parë, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit e cila konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.
Marrëveshja u arrit asistimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve të cilat ndodhën në vitin 2001 dhe mes tjerash ka për qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.
Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit:
1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë
3. Konfirmohet karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtim i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor