Vasko Gjurçinovski emërohet shef i ri i Gjeneral Shtabit të ARM-së

Me dekretin e Presidentit Gjorge Ivanov, gjeneral major Vasko Gjurçinovski sot është emëruar shef në Gjeneralshtabin e Armatës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

Marketing

Emërimi i tij do të njoftohet në festimin qëndror më 18 gusht – Ditën e ARM-së, ku do të marin pjesë kreu shtetëror dhe ai i armatës, përfaqësues të korit diplomatik etj.

Gjurçinovski do të zëvendësojë Metodija Veliçkovskin, të cilit i skadon mandati tre vjeçar. Gjurçinovski deri tani kryente funksionin përfaqësues mbrojtës i ARM-së në selinë e NATO-s në Bruksel.

Gjenerali Gjurçinovski ishte komandant në Komandën operative, trupi më i lartë në ARM, ndërsa më herët ishte edhe komandant i specialistëve të armatës dhe adjutant i Presidentit Ivanov