Bushati dëshiron referendum të suksesshëm për Maqedoninë

Ministri i Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe për Evropë Ditmir Bushati, në një intervistë për gazetën “Panorama” tha se dëshiron referendum të suksesshëm për Maqedoninë më 30 shtator, me çka, sipas tij hapen mundësitë për zhvillimin e vendit.

Marketing

Dëshirojmë që referendumi i 30 shtatorit qytetarët ta përkrahin pikërisht fillimin e procesit të paqes. Maqedonia para saj ka mundësi që nuk kthehet. Në këtë proces, roli i shqiptarëve është vendimtar. Stabiliteti demokratik, marrëdhëniet ndëretnike dhe anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO është në interes të shqiptarëve. Plotësimi i obligimeve që dalin nga ky proces është e rëndësisë së veçantë për vet Ballkanin Perëndimor, duke transformuar më shumë hapësirë sigurie”- deklaroi Ditmir Bushati,ministri i Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe për Evropë.

Marketing