Në seancën e ardhshme në rastin “Tortura”, lidhur me arrestimin e Lube Boshkovskit, pa praninë e gazetarëve, do të vazhdojë dëgjimi i 36 përgjimeve, duke përfshirë edhe një bisedë që nuk u lëshua në seancën e sotme.
Kjo është bërë me kërkesë të mbrojtjes së të pandehurve, duke përfshirë ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov, i cili në sallën gjyqësore u ankua sepse janë publikuar, siç tha ai, biseda private.
Mes 12 bisedave që u publikuan sot, shumica janë të njohur për publikun- ato kur Mijallkov dhe gazetari Dragan Pavlovic Llatas komentojnë mbi arrestimin e liderit të partisë të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski, ndërsa Mijallkov shpjegon se Boshkovskin e kanë kthyer me fytyrë drejt tualeteve dhe pastaj e kanë shtrirë në tokë.
Në një nga bisedat, Vllatko, vëllai i Sasho Mijalkovit thotë se është më i lumtur për burgosjen e Boshkovskit sesa për fitoren në zgjedhje. Në një bisedë tjetër mes Jordan Kamçevit dhe gazetares Olivera Trajkovska , ajo kritikon faktin se Boshkovski është arrestuar një ditë pas zgjedhjeve.
“Nuk më pëlqen, thuaj mikut tënd, se një ditë pas zgjedhjeve nuk më pëlqen” – thotë Trajkovska .Për këtë Kamçev shpjegon se Boshkovski është kapur gjatë kryerjes së aktit, pas çka Trajkovska miratoi. Seanca i ardhshme për rastin Tortura është më 20 shtator.