Kryetari i Kuvendit Xhaferi takoi senatorin Xhonson

????????????????????????????????????

Senatori amerikan, Ron Xhonson sot në takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,Talat Xhaferi, theksoi se ka ardhur në Republikën e Maqedonisë për ta transmetuar dhe konfirmuar mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia japin shtetit tonë për tejkalimin e pengesës së fundit kah anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO.

Marketing

Ai nënvizoi se anëtarësimi në NATO e garanton sigurinë e Republikës së Maqedonisë, a me këtë nxitet rritja e ekonomisë, që në fakt është edhe qëllimi primar.
Ai gjithashtu u falënderua për kontributin e deritanishëm të vendit tonë në misionet e NATO-s dhe për përcaktimin për harxhim e 2 për qind të BPV për mbrojtjen.

Xhaferi, siç kumtoi pres shërbimi, tha se vizita e Xhonsonit është vazhdimësi e mbështetjes nga SHBA-të, dhe e shfrytëzoi rastin të falënderohet për ndihmën dhe mbështetjen tridhjetëvjeçare që SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë.

Shprehu falënderim edhe për angazhimin pozitiv të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë dhe personelit të ambasadës, në krye me Xhes Bejli, në të kaluarën dhe tani.
Xhaferi foli edhe për aktivitetet që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i ka në kontekst të fushatës për referendumin dhe mënyrën e realizimit të saj.

Ai e informoi mysafirin se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka legjitimitet të plotë, që si trup reprezentativ i qytetarëve, duke i marrë parasysh interesat e shtetit, ta udhëheqë dhe ta rrumbullakojë procesin e referendumit, deri në anëtarësimin në NATO.