Shpjetësia e matur e rrjetit celular për mbi katër herë më e madhe se shpejtësitë 4G
Telekom është duke u përgatitur për startin komercial të 5G
Telekomi i Maqedonisë e realizoi demon e parë 5G në vend, me çka e bëri edhe një hap drejt vendosjes së kësaj teknologjie në Maqedoni e cila do të mundësojë progres teknologjik të shoqërisë dhe shumë funksionalitete për abonuesit.
Për herë të parë në rajon, është matur shpejtësi përmes rrjetit celular e cila është për mbi katër herë më e madhe se shpejtësitë e bartjes së të dhënave të rrjetit 4G.
“Sot e matëm shpejtësinë më të madhe deri më tani, edhe pse shpejtësia nuk është përfitimi kryesor prej teknologjisë 5G. Ky standard i ri teknologjik do ta ndryshojë jo vetëm mënyrën në të cilën komunikojmë por edhe mënyrën në të cilën jetojmë. Sot, treguam se jemi duke shkuar në hap me vendet evropiane, i vendosëm bazat, e demonstruam shpejtësinë e pabesueshme 5G. Por ky është vetëm fillimi, do të vazhdojmë të investojmë dhe ta zhvillojmë rrjetin që të jemi të përgatitur për startin komercial” – deklaroi Nikolla Lushev, Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.
5G është standard i ri teknologjik që do të jetë sfida kryesore e operatorëve telekomunikues viteve të ardhshme. Superioriteti i rrjetit në të gjitha segmentet e veta është parakushti kryesor për vendosjen e kësaj teknologjie të re. Duke e pasur parasysh atë, Makedonski Telekom planifikon investime në rrjet gjatë dy viteve të ardhshme, për t’i plotësuar të gjitha parakushtet për startin komercial të 5G.
Rrjeti i gjeneratës së pestë jo vetëm që do të sjellë shpejtësi të mëdha të bartjes së të dhënave përmes internetit dhe komunikimit në kohë reale por tërësisht do ta ndryshojë edhe mënyrën në të cilën funksionon shoqëria jonë: Interneti i gjërave (Internet of Things) do të bëhet realitet (dronët, robotët), do të jetojmë në shtëpi të mençura dhe qytete të mençura, do të drejtojmë automobila të mençur, ndërsa do të kemi përfitime edhe në mjekësi, arsim, biznes.
Teknologjia 5G do të fillojë të implementohet në Evropë prej vitit 2020, ndërsa implementimi i plotë me funksionalitetet e saj të avancuara pritet në periudhën pas vitit 2025.