Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr Arbër Ademi, në kuadër të aktiviteteve për fillimin e vitit shkollor 2018/2019, qëndroi në Shkollës Periferike Fillore “Dituria” në fshatin Lubin të Komunës së Sarajit. Zgjedhja e kësaj shkolle nuk ishte e rastësishme, përkundrazi lidhet me një moment historik edhe atë me fillimin e shkollimit fillor edhe në gjuhën boshnjake.
Në shkollën “Dituria” të Lubinit, mësimin e ndjekin rreth 100 nxënës bosnjak, për çka ministri Ademi u gjend aty për ti përgëzuar personalisht nxënësit, mësuesit dhe përfaqësuesit e këtij komuniteti për sikurse u shpreh ai, “momentin e rëndësishëm për historinë e shkollimit në gjuhën boshnjake në Maqedoni”.
Nga ky vit shkollor, plotësoi më tej ministri, gjuha boshnjake do të jetë gjuhë e rregullt shkollimi në arsimin fillor nënëtvejçar dhe kjo hap u hap mundësinë boshnjakëve të Maqedonisë që të mund të shkollohen në gjuhën e tyre amtare. Me realizmin e kësaj të drejte, të gjithë presim që të jenë ende më të larta edhe sukseset në mësime, tha ministri. Sepse, të shkolluarit në gjuhën amtare krijon shumë më tepër predispozita dhe lehtësira për rezultate më të larta dhe arsimim ende më kualitativ.
Gjatë vizitës në shkollën “Dituria” ministri ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, nga drejtori i Drejtorisë për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në gjuhën e përkatësive etnike, Milutin Strançiq, përfaqësues të shkollës qendrore dhe periferike si dhe të komunitetit boshnjak. Me këtë rast, fëmijëve të kasës së parë iu ndanë librat falas të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, si dhe pajisje shkollore të dhuruara nga Agjencia Turistike Fifulla.