PSG ka mposhtur Zvezdën me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golat për skuadrën franceze i shënuan Neymar (20’, 22’ dhe 81’), Cavani (37’), Di Maria (42’) dhe Mbappe (70’).
Golin e vetëm për serbët e shënoi Marin në minutën e 74-të.
Me këtë fitore, PSG siguron tri pikët e para në grupin C me tri pikë aq sa Liverpooli me një ndeshje më pak të zhvilluar.