Konsumatorët e zonës industriale “Vizbeg” nesër nga ora 9 e deri në 12 do të mbesin pa energji elektrike.
Të hënën pa energji elektrike nga ora 8.30 e deri në 15 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve „Dimo Haxhi Dimov“ dhe „Marko Oreshkoviq“ në Komunën e Kisella Vodës.
Pa energji elektrike nga ora 9 e deri në 13 të hënën do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatit Straçincë të Shkupit, ndërsa nga ora 9 e deri në 15 një pjesë e konsumatorëve të fshatit Batincë, rrugët „4“, „6“ dhe „7“.
Në periudhën nga ora 9.30 e deri në 11.30 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të rrugës „Mariovska“ nr. 1, 3 dhe 5 në Komunën e Kisella Vodës.
Siç informon Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të SHA EVN Maqedon.