Keqpërdorimet në ‘Poshtenska banka’, gjykata penale refuzon kërkesat e PSP-së

Gjykata Penale e Shkupit ka hedhur poshtë kërkesën për paraburgim kundër tre personave të cilën e kërkoi PSP-ja në hetimin për larjen e parave dhe keqpërdorimin e privatizimit të ‘Poshtenska banka’ nga viti 2001 deri në vitin 2010.

Marketing

Në vend të paraburgimit gjykatësi në procedurë paraprake ka vendosur që drejtorit të dyshuar të bankës Kole Smilevski t’i merret pasaporta dhe të detyrohet rregullisht të paraqitet në gjykatë.

Dy personat e tjerë për të cilët u kërkua paraburgim, biznesmeni dhe ish kryetari i komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski dhe biznesmeni Tomçe Gllavçev janë obliguar që kohë pas kohe të paraqiten në gjykatë.