Dyshja fillimisht kanë qenë miq shumë të mirë më pas e kanë kuptuar se janë për njëri-tjetrin.
Sot ‘Çënar’ në intervistat që jep tregon se si e ka ndryshuar në karakter drastikisht Almeda.
‘’ Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj’’, ishin fjalët e aktorit turk.