Koxiaz: Ja pse dhashë dorëheqje

Donin të më varrosin thellë, por haruan se unë jam farë, porositi shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias përmes profilit të tij në Tuiter, shkurt pas dorëheqjes së dhënë, duke përdorur disa pjesë të këngës së një kompozitori grek dhe poezi të një poeti grek.

Marketing

Vjen momenti, thotë poeti, të vendosësh se me kë do të shkosh dhe kë do të braktisësh. Kryeministri dhe shumë ministra në seancën e djeshme qeveritare e bënë zgjedhjen e tyre dhe unë timen. Por, mirë është ta mbajnë mend vargun: donin thellë të më varrosin, harruan se unë jam farë.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke, në pjesën e parë ka cituar një varg të këngës së kompozitorit të njohur grek, tekstshkrues dhe interpretues Dionisis Savopulos (vjen momenti për të vendosur se me kë do të shkosh dhe kë do të braktisësh), ndërsa pjesa e fundit, vargun që duhet ta mbajnë mend, siç thotë Koxias, është nga poeti Dinos Hristianopulos.