Shkup, garë për mbështetjen e të sëmurëve me Uillson

Në kejin e lumit Vardar, afër urës tek Luna Parku, sot do të mbahet garë humanitare e stafetës “Shtrije dorën 2018” për mbështetje të të sëmurëve me sëmundjen e rrallë Uillson.

Marketing

Mjetet e tubuara nga kotizimi, këtë vit do të shfrytëzohen për njohjen e mjekëve amë me simptomat e mundshëm dhe mënyrat për zbulim të hershëm të sëmundjes, që do të zbatohet me karvan nëpër disa qytete.

Gara, e cila mbahet për të katërtën herë, është në organizim të Shoqatës së qytetarëve për mbështetje të personave me këtë sëmundje të rrallë – Uillson Maqedoni, ndërkaq me ndihmë financiare nga kompania OKTA.

Në garë do të marrin pjesë edhe persona të sëmurë me Uillson dhe me sëmundje të tjera të rralla me çka në mënyrë simbolike do të tregohet se kur diagnostika dhe terapia aplikohen me kohë, me numrin më të madh të sëmundjeve të rralla, mund të jetohet jetë normale.

Sëmundja Uillson shkakton çrregullim në metabolizëm, që çon deri te shtresimi i bakrit në mëlçi, tru dhe sy, proces i cili zhvillohet gradualisht, me vite, para paraqitjes së simptomave të parë.