Ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov në emisionin e sontëm në TV Kanal 5 tha se VMRO-DPMNE po bëhet parti më e izoluar dhe vepron kundër perëndimit.
“Në VMRO-DPMNE tani ka tre struktura: Njëra është pro-perëndimore dhe është për integrim në BE dhe NATO. Grupi i dytë është i orientuar kundër orientimit perëndimor dhe struktura e tretë që i përket grupit më të madh janë persona që besojnë se luftojnë për Maqedoninë.
Ata janë keqpërdorur nga një strukturë e partisë që e çon partinë në drejtim të gabuar. Udhëheqësia aktuale është ajo që e udhëheq partinë. Kur largohet një kryetar nuk duhet menjëherë të shpallet kryetar nderi, kjo sjell ndarje dhe mundësi që kryetari i larguar të ndikojë.
Nuk jam kundër që Nikolla Gruevski është kryetar nderi i partisë, por unë flas prej tani dhe si duhet të vazhdohet më tutje. Sepse në këtë mënyrë kryetari i ri mund të jetë dorë e zgjatur e kryetarit të vjetër.” tha Todorov.